Rritja e kërkesës për rrymë do t’i mbajë gjallë termocentralet me thëngjill

19 korrik 2024 | 08:22

Kërkesa për rrymë në botë është duke shënuar rritjen më të shpejtë në gati 20 vjet, për shkak të përdorimit të kondicionerëve, si pasojë e rritjes së temperaturave, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, në një raport të publikuar të premten.

Sipas gjetjeve, ky trend, që pritet të vazhdojë edhe më 2025, nënkupton vazhdimësinë e përdorimit të energjisë me thëngjill, ndonëse do të rriten kapacitetet e energjisë së ripërtrishme.

Shumë vende në botë janë duke regjistruar temperatura rekorde dhe valë të të nxehtit.

Rritja e konsumit global të energjisë pritet të shkojë në gati 4 për qind më 2024 – më e madhja prej vitit 2007.

Rritje e njëjtë është parashikuar edhe për vitin 2025, në krahasim me 2.5 për qind të rritjes së kërkesës më 2023.

India pritet të jetë lidere në këtë aspekt, e pasuar nga Kina.

Në gjetjet e raportit është përmendur që në këtë periudhë do të rriten edhe kapacitetet për energji të ripërtrishme dhe që kjo energji të tejkalojë atë me thëngjill më 2025.

Megjithatë, mënyrat për prodhim të energjisë që shkaktojnë më shumë ndotje, siç është ajo me thëngjill, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, sidomos në Kinë./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emanuel Macron është takuar dje me presidentin serb…