Rritja e pagave prej 6.8 për qind, Rukiqi: Kjo nuk është rritje, kjo është varfërim
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj rritjes së pagave prej 6.8 për qind.
Ai ka treguar se si do të reflektojë kjo rrije në realitet.
Rukiqi ka shkruar në “Facebook” se kjo rritje nuk do të ketë asnjë efekt.
“26 për qind rritje e çmimeve. 6.8 rritje e pagës. Si reflektohet kjo në pagat reale? Pse nuk përfiton asgjë me këte rritje page kategoria e pagës minimale, përkatësisht pagat deri në 250 euro dhe asnjë kategori e pagave. Ja një kalkulim i thjeshtë. Për të llogaritur pagën e re efektive duke marrë parasysh rritjen e pagës dhe normën e inflacionit, ndiqni këto hapa: 1. Paga fillestare: 250 euro. 2. Rritja e pagës: 6.8 euro. 3. Paga e re pa rritje çmimesh: 250 + 6.8 = 256.8 euro. Kur e përfshijmë rritjen e çmimeve, rreth 26.5 për qind, gjatë tri viteve të kësaj qeveri. 4. Norma e inflacionit: 26.5 për qind. 5. Përfshirja e inflacionit në pagë: 256.8 – 26.5 për qind = 265.8-68.05. 6. Paga reale pas inflacionit: 265.8-68.05 = 188.75 euro”, ka shkruar Rukiqi.
Sipas tij, kjo nuk është rritje, por varfëri.
“Pra, pas rritjes së pagës dhe me përfshirje të inflacionit, paga efektive për këtë kategori do të jetë 188.75 euro. Kjo nuk është rritje, kjo është varfërim. Kaq për rezultatet e kësaj qeverisje”, ka shkruar Rukiqi.