Rritja e pagës minimale është e domosdoshme
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se ministria që drejton ka ndërmarrë reforma ligjore në fushën e marrëdhënies së punës, fushën pensionale, atë sociale dhe familjare, si dhe të aftësisë së kufizuar.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se niveli i lartë i papunësisë me shkallën rreth 30 për qind është një nga brengat më të mëdha të qeverisë.
Reçica ka thënë se vetëm në vitin e kaluar kanë arritur të përfshijnë në punësim dhe aftësim profesional mbi 12 000 punëkërkues.
Sa i përket një numri të madh të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës, Reçica ka thënë se MPMS-ja do të jetë e pakompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe të shëndetit në punë.
Ndërkaq ka theksuar se rritja e pagës minimale në vend është e domosdoshme dhe tejet e rëndësishme për shkak të rritjes së kostos jetësore në vend.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)