Rritja e pensioneve 20% për kategoritë luftës, Ahmetaj: Kategoritë e lirisë meritojnë dinjitet, e jo lëmoshë
Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka reaguar ndaj rritjes së pensioneve 20% të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Ahmetaj ka shkruar në “Facebook” se ky vendim për “rritjen” e pensioneve 20% vetëm pak javë para zgjedhjeve s’është gjë tjetër vetëm një manipulim i kësaj shtrese për të blerë vota me fonde të shtetit.
“Kjo është një lojë e ndytë dhe një mashtrim ordiner sepse qeveria në fjalë ka qenë kundër këtyre kategorive. Gjatë qeverisjes Kurti janë regjistruar shumë mega skandale që e kanë dëmtuar Kosovën me miliona euro”, ka shkruar Ahmetaj, duke shtuar se kategoritë e lirisë meritojnë dinjitet, e jo lëmoshë.
Këtë vendim, Ahmetaj e quan një lojë politike e qeverisë Kurti për ta mbajtur këtë kategori në varfëri, me lëmoshë dhe nën kontroll.
Reagimi i plotë i Ahmetajt:
Ministri i Financave, në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati po manipulon me rritjen e pensioneve 20% të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së
Ministri i Financave, në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati ka njoftuar sot se do të bëhet rritja 20% për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Pa hy në detaje, vendimi për “rritjen” e pensioneve 20% vetëm pak javë para zgjedhjeve s’është gjë tjetër vetëm një manipulim i kësaj shtrese për të blerë vota me fonde të shtetit. Kjo është një lojë e ndytë dhe një mashtrim ordiner sepse qeveria në fjalë ka qenë kundër këtyre kategorive. Gjatë qeverisjes Kurti janë regjistruar shumë mega skandale që e kanë dëmtuar Kosovën me miliona euro. Çështë më keq Qeveria Kurti nuk e ka asnjë sukses që mbahet mend. Kryesuesi i kësaj Qeverie Albin Kurti dhe klasa e matrapazëve që i ka mbajtë pas veti gjatë kësaj kohe, herdokur do të dalin para drejtësisë, për dëmet e pakompenzueshme që ja kanë bërë shtetit të Kosovës gjatë kësaj kohe. Kategoritë e lirisë meritojnë dinjitet, e jo lëmoshë, kjo është një lojë politike e qeverisë Kurti për ta mbajtur këtë kategori në varfëri, me lëmoshë dhe nën kontroll. Nuk është me rëndësi kush beson apo nuk beson në këtë propozim të qeverisë Kurti, për rritjen e pensioneve 20%, por ky rast e tregon fëtyren e vërtetë të manipuluesit i cili premton rritje të pensioneve pak javë para zgjedhjeve, për ti joshur shtresat më të çmuara të shoqërisë sonë, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, me pak lëmoshë. Qeveria aktuale e Kosovës nuk i ka integruar veteranët e luftës së UÇK-së në pagën minimale prej 350 euro, për këtë kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së edhe kanë protestuar, e tash në kohë fushate, merr vendim për rritje prej 20 për qind e cila nëse përkthehen në rritje reale i bije 34 euro. Në parim veteranët do të duhej ti merrnin 350 euro, e tash do t’i marrin 204 euro. I gjith ky proces, (fjala është për veteranët) është në një procs gjyqësor i cili nuk ka përfunduar ende, dhe qeveria aktuale gjatë gjithë udhëheqjes së saj nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me këtë rast. Problemi i veteranëve do të zgjidhet pas 9 shkurt zyrtarisht. Ky problem nuk varet më nga teket e kryeministrit Kurti, i cili ishte zëri më i ashpër kundër veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta e UÇK-së gjatë mandatit të tij si kryeministër. Ministri i Financave Hekruan Murati, kur u pyet nga gazetarët në konferencën që ka pasur pas mbledhjes së Qeverisë lidhur më rritjen e 20%, nuk e ka sqaruar saktësisht nëse do të rriten pensionet e veteranëve të UÇK-së. Qeverisë Kurti duhet ti tregojmë të vërtetën, duhet ti tregojmë secilit se kjo qeveri është qeveri e dështimeve, qeveri e makro hajnave, e mashtruesëve që nuk do të shkëputen nga kjo skemë deri sa të hiqen nga qeveria.