Rritja e pensioneve, Kurti: Do të vazhdojmë me reformën pensionale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se puna e qeverisë në mbështetje të pensionistëve nuk do të ndalet.
Pas rritjes se pensioneve në fillim të javës, ai ka thënë se qeveria do të vazhdojë me finalizimin e reformës pensionale.
Në mbledhje të qeverisë, Kurti ka thënë se kjo reformë do t`i ndihmojë pensionistët.
“Kjo javë nisi me lajm të mirë për pensionistët. Puna jonë për rritjen e mbështetjes për pensionistët nuk përfundon me kaq, vazhdon më tej, konkretisht me finalizimin e reformës pensionale e cila do të sigurojë që ata/ato që kanë kontribuar më së shumti të kenë trajtim të dinjitetshëm. Të gjitha këto rritje janë bërë pikërisht për të zbatuat programin tonë… që të ndihmohen ata që kanë nevojë më së shumti e më së pari. Reforma pensionale pritet të finalizohet në një të ardhme të afërt në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Kurti.