Rritja e pensioneve për 20 për qind, Bajrami: Tentativë për blerje të votave, rritja e çmimeve gjatë qeverisjes Kurti është 22 për qind
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Hykmete Bajrami, e ka quajtur “tentativë me ble vota” dhe “skemë të korrupsionit publik” vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të rritur për 20 për qind pensionet.
Ajo ka thënë se vetëm gjatë kësaj qeverisje rritja e çmimeve është 22 për qind.
“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik. Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje. Rritja e pensioneve sot 20 për qind nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22 për qind”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.