Rritja e rasteve me Covid, Pekini rikthen masat, mbyll parqet, muzetë dhe qendrat tregtare
22 nëntor 2022
| 11:30
Pekini ka vendosur të mbyllë parqet, qendrat tregtare dhe muzetë, pas rritjes së rasteve me Covid, sipas “Reuters”.
Qeveria kineze ka filluar testimin masiv në shumë qytete, duke rritur shqetësimet për ekonominë e saj dhe duke zbehur shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë. Kina ka raportuar 28 127 raste të reja të hënën.
Në Pekin, rastet po arrijnë nivele të reja çdo ditë, ndërsa qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.