Rritja e rasteve me Covid, Zemaj mbledh të gjithë akterët e përfshirë në menaxhimin e pandemisë

27 tetor 2020 | 12:08

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të mbledh sot përfaqësuesit e policisë, Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektorateve qendrore e lokale, për të diskutuar rreth gjendjes me Covid -19 në vend.

Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi për medie nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbanë sot (e martë, 27 tetor) takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, nuk është paraqitur…