Rritja e shtesave për fëmijët, Bajrami: Filloi zyrtarisht fushata me ‘skema për blerje të votave’
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, skemën e re të Qeverisë së Kosovës për rritjen e shtesave për fëmijët është duke e parë si fillim i fushatës për “blerjen e votave”.
Bajrami ka thënë se qeveria Kurti e ka brengë votën e qytetarëve dhe se qytetarët nuk janë brenga e tij.
“Ju nuk jeni brenga e Albin Kurtit, vota juaj është. Sot, në emër të mirëqenies së fëmijëve qeveria e dështimeve dhe e korrupsionit filloj zyrtarisht fushatën me ‘skema për blerje të votave’. Po ju kthehet qytetarëve vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë nga ata që tri vite e gjysmë si pasojë e çmimeve më të larta në këmbim të votës. Mos u mashtroni!”
“Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, meqë jemi në kohë fushate e qeveria ka dështuar të përmbushë 10 për qind të asaj çka ka premtuar, tani me paratë që ka plaçkitë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat”.
“Këto skema duhet të kuptohen drejtë, nuk pa lansohen se qeveria brengoset për qytetarët, sepse sikur qytetarët të ishin brenga e kësaj qeveria shtesat, pagat dhe pensionet do të rriteshin në vitin 2022 kur inflacioni ishte dyshifror – nuk u rriten atëherë edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës insistoj, por u rriten sot, sepse nuk jeni ju brenga e Albin Kurtit, vota e juaj është”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.