Rritja e tatimit në pronë, Mustafa i PDK-së: Do ta godas secilën familje dhe secilin biznes

22 tetor 2024 | 15:19

Koordinatori për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas raportimeve për rritje të tatimit në pronë nga muaji janar 2025.

Mustafa ka thënë se nga ky muaj do të goditet secila familje kosovare dhe secili biznis si shkak i vendimit të qeverisë Kurti.

“Janari i vitit 2025 do të godas secilën familje kosovare dhe secilin biznes si pasojë e vendimit të qeverisë aktuale për rritjen enorme të tatimit në pronë. Normat e reja të tatimit në pronë veçanërisht do të godasin bizneset, duke ua shtrenjtuar tatimin në pronë deri në trefish. Për më tepër, me ligjin e ri të tatimit në pronë do të tatimohen edhe tokat bujqësore të punuara, gjë që nuk ishte me ligjin paraprak. Të gjitha këto rritje të ngarkesave tatimore për bizneset e për bujqit do të ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik, por edhe do të reflektohen në rritje të mëtejme të çmimeve për konsumatorët. Kjo qeveri do të mbahet në mend për shtrenjtimin e kostos së jetesës dhe degradimin e ambientit për të bërë biznes në Kosovë!”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin e fundit të mandatit të këtij pushteti është…