Rritja e tatimit në pronë nga janari, Hoti tregon se kush pritet të dëmtohet më shumë
Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Kështu ka bërë me dije ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Sipas deputetit të LDK-së, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe.
“Sipas Ligjit të ri të tatimit në pronë, nga janari 2025 zbatohet norma progresive e tatimit në pronë, si në vijim: pronat me vlerë deri në 100, 000 euro – norma minimale 0.10 për qind, pronat me vlerë 100,000-500,000 euro – norma minimale 0.20 për qind, pronat me vlerë 500,000-1,000,000 euro – norma minimale 0.30 për qind, pronat me vlerë 1,000,000-5,000,000 euro – norma minimale 0.40 për qind, pronat me vlerë mbi 5,000,000 euro – norma minimale 0.50 për qind. Si rezultat, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Postimi i plotë i Hotit: