Rritja ekonomike më e ulëta në 10 vitet e fundit, njohësit kërkojnë që qeveria të marrë masa
Njohës të ekonomisë vlerësojnë se rënia ekonomike e këtij viti është më e thella në 10 vitet e fundit, duke u bazuar edhe në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tyre, kjo situatë ka ardhur si pasojë e inflacionit, derisa kanë thënë se shumë biznese mund të falimentojnë. Duke kundërshtuar proklamimet e qeverisë për rritje ekonomike, njohësit e ekonomisë kanë kërkuar nga qeveria që të ndërmarr masa. Për këtë çështje është deklaruar edhe ish-kryeministri Isa Mustafa.
Përballja me inflacionin dhe kriza energjetike pritet t’i kushtojnë edhe më shumë Kosovës ekonomikisht.
Këtë vlerësim e kanë shprehur njohës të ekonomisë, të cilët vlerësojnë se presin tkurrje të rritjes ekonomike.
E këtë e thotë edhe raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtarë, i cili parashikon se rritja e Bruto Produktit Vendor për vitin 2022 do të jetë më e ulëta në 10 vitet e fundit.
Për parashikimet e FMN-së ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili ka thënë se ky vit do të jetë sfidues për Kosovën.
“Vlerësimet e këtij muaji nga FMN flasin se Kosova do të përmbyllë këtë vit me rritje ekonomike prej vetëm 2.7%. Rritje më të ulët (2.4 %) parashihet të ketë vetëm Bosnja dhe Hercegovina. Shkak i kësaj rënie vlerësohet të jetë inflacioni i lartë, bilanci i pavolitshëm tregtar, rënia e investimeve publike dhe atyre private, rënia e konsumit për shkak të rritjes së çmimeve duke mbajtur pagat e pandryshuara në sektorin publik dhe ndikimi indirekt nga lufta në Ukrainë”, tha Isa Mustafa – Ish kryeministër i Kosovës.
Njohësit e ekonomisë paralajmërojnë edhe mbyllje të bizneseve.
Ndërkaq, profesori tjetër universitar, Nagip Skënderi, thotë se parashikimet e FMN-së thonë se rënia ekonomikë e 2022 është më e madhja që ka pasur vendi ndonjëherë, duke kërkuar nga qeveria që të marr masa
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës ngadalësimi i rritjes ekonomikë pritet të jetë rreth 3 për qind./Gazeta10