Rritje e frikshme e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta  

22 shkurt 2023 | 15:56

Vetëm gjatë vitit 2022 numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka arritur në 11,944. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidente komunikacioni është më i lartë për 11,97 %. Ekzistojnë dyshime të bazuara se persona të papërgjegjshëm duke inskenuar aksidente përfitojnë jashtëligjshëm, duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme kompanive të sigurimeve si dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit. Drejtori i BKS-së Sami Mazreku tregon se rritja e rasteve nuk ka të bëje me mos punën e Institucioneve, respektivisht Policisë së Kosovës, por ka të bëjë me rritjen e numrit te personave të papërgjegjshëm të cilët tentojnë të përfitojnë jashtëligjshëm.  

iSIGURIME  

Edhe më tutje vazhdon rritja e frikshme e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidenti komunikacioni, si në kompanitë e sigurimeve, ashtu edhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS). Dyshohet se individë të caktuar e të cilët janë të njohur edhe për organet e rendit, me qëllim të përfitimit  material, në vazhdimësi inskenojnë aksidente të lehta komunikacioni, ku të dëmtuar mbesin kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimit. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se fenomeni i dëmeve të lehta është shndërruar një problem serioz i cili në masë të mëdha dëmton kompanitë e sigurimeve, por edhe Byronë Kosovare të Sigurimit nga personat e papërgjegjshëm të cilët në vazhdimësi tentojnë të përfitojnë jashtëligjshëm duke inskenuar aksidente komunikacioni në gjithë vendin. “Në vazhdimësi kemi rritje të kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta. Tashmë ne kemi identifikuar personat dhe kemi njoftuar organet e rendit. Demi që na shkaktohet neve vazhdon të jetë shumë i madh”, ka thënë drejtori Mazreku.  

12,944 kërkesa vetëm gjatë vitit 2022  

Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se vetëm gjatë vitit 2022, numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta, në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka qenë 12,944. Nga kjo shifër 2,257 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), derisa 10,687 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet se 11,97 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse bëjmë një ndarje shihet se 14,67% është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2022 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa  1,2 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2022 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

41,70 % rritje e kërkesave për kompensim gjatë vitit 2021  

Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të BKS-së shihet se  në vitin 2021, numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit ka qenë 11,604. Nga kjo shifër 2,285 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 9,319 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Nëse bëjmë një krahasim me vitin paraprak shihet se 41,70 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse i shikojmë ndaras të dhënat e kompanive të sigurimit dhe BKS-së atëherë del se 42,95 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2021 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 40,27 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2021 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

8,189 kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta ishin në vitit 2022  

Në vitin 2022 numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta të shkaktuara në aksidente komunikacioni ishte 8,189.  Sipas statistikave që disponon BKS-ja shihet qartë se 1,629 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 6,560 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Në raport me vitin paraprak, 10,19 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2020. Sa i përket kompanive të sigurimit shihet se 8,11 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta, ndërsa sa i përket Byrosë Kosovare të Sigurimit shihet se 17,27 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2020 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

32,12 % rritje e kërkesave për kompensim gjatë vitit 2019  

Në vitin 2019, referuar statistikave zyrtare, shihet se 9,119 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit. Nga kjo shifër 1,980 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit. Derisa 7,139 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Sipas të dhënave që BKS-ja disponon, shihet se 8,30 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sa i përket kompanive të sigurimit 32,12 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kurse sa i përket BKS-së 9,96 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta.  

9,946 kërkesa për vitin 2018  

Sipas të dhënave zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimit shihet se 9,946 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2018. Nga kjo shifër 2,017 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 7,929 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. 1,04 % ka rënë kërkesa kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2018 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sa i përket kompanive të sigurimeve 1,14 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta ,0,06 % ka rënë kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit.  

 

10,051 kërkesa për kompensim të dëmeve të lehta në vitin 2017  

10,051 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), vetëm gjatë vitit 2017.  

2,030 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit, derisa 8,021 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. 7,19 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2017 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 9,32 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve, derisa 12,19 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

10,7% rritet numri i kërkesave  

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se 9,315 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2016. 1,978 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2016. Nga ky numër 7,337 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2016, derisa 10,70% është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 7,84 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2016 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 11,60 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

8,414 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve në vitin 2015  

8,414 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015. Shikuar ndaras, del se 1,611 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2015, derisa 6,803 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2015.  4,66 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2015, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 7,81 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2015 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 6,81 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2015 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

8,039 kërkesa për lëndime të lehta në vitin 2014  

8,039 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2014. Nga ky numër 1,729 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2014, derisa 6,310 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2014.  5,20 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2014 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse i shikojmë ndaras BKS-në me kompanitë e sigurimeve, atëherë del se 5,63 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2014 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa  5,91 % ka rënë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2014 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

8,525 kërkesa për kompensim ishin në vitin 2013  

Sipas të dhënave të BKS-së shihet se 8,525 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2013. Nga ky numër 1,838 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2013, derisa  6,687 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2013.  24,57 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë vitit 2013, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nëse i shikojmë të dhënat ndaras të kompanive dhe BKS-së, atëherë del se 26,52 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2013 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, derisa 17,97 % është rritur numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta te kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2013 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  Po ashtu 6,843 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në kompanitë e sigurimeve si dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012. Nga ky numër 1,558 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) vetëm gjatë vitit 2012, derisa 5,285 ka qenë numri i kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta në të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës vetëm gjatë vitit 2012.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ka dhënë një rrëfim…