Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave komunale në vitin 2023

18 nëntor 2024 | 12:03

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2023.

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Të dhënat e AMK 2023, tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2023 ishte 490 mijë ton/vit, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2022, ka një rritje prej 0,4 %.

Të dhënat e vitit 2023 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ishte 278 kg/ banorë/vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë në Kosovë ishte 0.76 kg/banorë/ditë.

Në Prishtinë dhe rajonin e saj, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ka qenë 0.83 kg. Në rajonet e tjera të Kosovës, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ishte 0.74 kg.

Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2023 ishte në rajonin e Prishtinës, me 149 mijë t/vit, ose 30,4 %, ndërsa sasi më e vogël e mbeturinave komunale të grumbulluara ishte në rajonin e Gjilanit me 41 mijë t/vit, ose 8,5%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen…