Rritje e ndjeshme e rasteve me kancer

27 shtator 2024 | 13:11

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Shëndetësisë për vitin 2023.

Ky publikim ofron të dhëna për shëndetësinë dhe numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, sëmundjet si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, nëse shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha nivelet e vizitave qofshin ato në shëndetin primar, sekondar apo edhe në atë terciar.

Tek të prekurit me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti 2022 ku kishte 3110 raste të reja të prekura nga kanceri, derisa në vitin 2023 kemi 4165 raste të reja.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2023, ishte 13 894 të punësuar, prej tyre: 3 258 mjekë specialistë; 376 mjek stomatolog, 77 farmacistë; 52 fizioterapistë; 7 714 infermierë; 174 bashkëpunëtorë shëndetësor si dhe 2 243 staf jo-mjekësorë.

Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë gjatë vitit 2023 ka 26636 punonjës shëndetësorë të licencuar dhe prej tyre kemi 5287 mjekë, 16134 infermier, 2448 stomatolog, 1221 fizoterapeut si dhe 1546 farmacist.

Nga ky numër 15097 janë femra ndërkaq 11539 janë meshkuj.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 2217, prej tyre 29 spitale si dhe 2187 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika, laboratorë dhe kabinete.

Nga gjithsej 2217 institucioneve private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 439 prej tyre, pastaj vazhdon me 171 ambulanca gjinekologjike, 167 qendra diagnostike etj.

Publikimi i Statistikave të Shëndetësisë 2023 ofron të dhëna për burimet njerëzore të të gjitha institucioneve shëndetësore në Republikën e Kosovës si dhe aktivitetet e vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), aktivitetet e Spitaleve të Përgjithshme, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe shërbimet para-klinike, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse, të sëmurët me sëmundje malinje, të prekurit me Covid-19, si dhe disa nga të dhënat e institucioneve private të licencuara, sigurimet shëndetësore, të lënduarit dhe të vdekurit në vendin e punës, Shërbimet nga Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor dhe vizita Stomatologjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë,…