Rritje të nivelit të ujit nga përmbytjet në Britani
Ky është momenti tronditës kur njerëzit duhej të shpëtoheshin nga një kafene nga ekuipazhi i varkës së shpëtimit, pasi përmbytjet në rritje i ngujuan ata brenda.
Stafi dhe klientët në Tanskeys Bistro në Wirral të Britanisë së Madhe, panë që uji vërshonte nëpër vendkalimin dhe rrugën jashtë, transmeton Telegrafi.
Kjo vjen pasi Agjencia e Mjedisit paralajmëroi njerëzit që të ‘qëndrojnë larg shtigjeve bregdetare dhe shëtitoreve’, pasi dallgët e forta të rrezikshme goditën.
Autoritetet e atjeshme kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim të verdhë moti për erëra të forta, pasi përmbytjet masive kanë shkaktuar kaos me pushuesit të evakuuar nga parqet.
Një mur detar 1.1 kilometra u përfundua në West Kirby në shtator të vitit të kaluar, i cili kushtoi rreth 19.7 milionë funte.