Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale, qeveria shpalos planet për të ardhmen

26 mars 2025 | 15:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë ka thënë se për katër vjet “kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme”.

Kurti ka përmendur rritjen e pensioneve dhe shtesat për nënat lehona dhe fëmijët.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe rritjen e pagave në sektorin publik, dhe rritjen e pagës minimale në sektorin privat, për të cilën tha se në mandatin e ardhshëm do të rritet mbi 500 euro.

“Kemi rritje të pensioneve prej mbi 300 mijë pensionmarrës janë rritur prej 20%, përveç rritjes së rregullt të gjithë kanë marrë shtesa prej 100 euro pesë herë gjatë mandatit tonë. Rreth 70 mijë nëna lehona sërish për herë të parë kanë marrë shtesa nga shteti, sikurse edhe mbi 400 mijë fëmijë. Për fëmijët i kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat. Tre herë kemi rritur pagën në sektorin publik, në sektorin privat pagën minimale dy herë. Nga 130-170 sa e kemi gjet në 265 euro dhe nga 265 në 350 euro. Mandatin tjetër do ta rrisim përsëri mbi 500 euro”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur edhe sektorin e shëndetësisë, ku ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të rrisin buxhetin për listën esenciale të barnave deri në 100 milionë euro. “Shëndetësia publike është bërë më e mirë më e lirë dhe më shumë shërbime kemi, shumicën prej klinikave i kemi transformuar, shumë prej shërbimeve jetike për qytetarët janë bërë pa pagesë e disa me çmime më të përballueshme. Mandatin që na pret do të vazhdojmë me investime spital pas spitali, do të ndërtojmë dy spitale të reja e gjashtë poliklinika specialistike e buxhetin për listën e barnave esenciale që tashmë është në nivel rekord do ta ngrisim deri në 100 milionë euro”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja planifikon të shesë disa lojtarë të profilit të lartë…