Rrjedhja e planit të sulmit në Jemen, Trump: Ishte gabim por jo serioz!

25 mars 2025 | 15:59

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë reagimin e tij të parë për rrjedhjen aksidentale të inteligjencës ushtarake amerikane, kryeredaktorit të Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Trump tha për mediat amerikane se Goldberg ishte “një turp” dhe se prania e tij në zinxhirin “Signal” nuk kishte “fare ndikim”.

I pyetur se si ai u shtua në bisedë, Trump tha se ishte një nga punonjësit e Mike Waltz që kishte numrin e tij atje.

Kur e pyet nëse ai kishte ende besim te Waltz, Trump e pohoi dhe tha se “Michael Waltz ka mësuar një mësim dhe ai është një njeri i mirë”.

Ai shprehu besimin në ekipin e tij dhe mbështeti komentet e sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së Pete Hegseth se kjo nuk është në thelb një çështje.

Trump u shpreh se kjo situatë ishte i vetmi defekt në dy muaj dhe nuk ishte gjë serioze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i…