Rrjetet sociale do të kenë një buton kundër lajmeve të rreme për Covid-19?
Rrjetet sociale kanë nevojë për një buton dedikuar postimeve të rreme në lidhje me koronavirusin. Qendra “Countering Digital Hate” (CCDH) (Të Llogarisësh Urrejtjen Digjitale) tha se aplikacionet kishin “humbur një truk” në luftimin e problemit.
Thirrja përkon me një studim që tregon se 46% e të rriturve që përdorin internetin në Mbretërinë e Bashkuar panë informacione false ose mashtruese në lidhje me virusin në javën e parë të bllokimit të vendit.
Monitoruesi i komunikimit tha se këshilla më e zakonshme e rremë ishte pretendimi se pirja e një sasie të madhe uji mund të nxiste infeksionin. Këtij i bashkohen edhe pretendimet se uji i kripur ose shmangia e ushqimit ju shpëton nga virusi.
Të mërkurën, Sekretari Dixhital, Oliver Dowden, pati një takim virtual me Facebook, Twitter dhe pronarin e YouTube, Google.
Gjatë telefonatës firmat u zotuan që:
a. të zhvillonin zgjidhje të mëtejshme teknike për të luftuar dezinformimin dhe keqinformimin në platforma
b. të kishte raportim javor për tendencat e lidhura me keqinformimin
c. përmirësimi i mbulimit jashtë orarit dhe niveleve të reagimit ndaj dezinformatave të dëmshme
ç. të siguronin mesazhe për përdoruesit në lidhje me mënyrën e identifikimit dhe reagimit ndaj dezinformatave
Firmat e teknologjisë kanë rritur përpjekjet e tyre për të trajtuar raportet e rreme ditët e fundit.
Kjo përfshin WhatsApp, duke kufizuar numrin e bisedave që përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe popullore në një kohë dhe videot në YouTube që paraqesin pretendime të rreme rreth 5G që lidhet me Covid-19.
Aktualisht:
Twitter thotë se dy mundësi janë të përshtatshme për raportimin e dezinformatave të koronavirusit – “të dyshimtë ose spam” dhe “abuzivë ose të dëmshëm”. Por klikimi në njërën prej tyre, i kërkon përdoruesit që ta kufizojë atë në kategori më specifike, por asnjëra prej tyre nuk përputhet me teoritë e dezinformatave.
YouTube sugjeron përdorimin e kategorisë së tij “akte të dëmshme të rrezikshme”, e cila ka opsione për abuzimin me drogë dhe vetë-lëndimin por jo dezinformim.
TikTok ka një kategori spam, por asnjë kategori të qartë për dezinformata.
Facebook ka një kategori “lajme të rreme”, por z. Ahmed thotë se është “krejt ndryshe nga keqinformimi”. Ai është gjithashtu një term me politikë, thotë ai, dhe “askush nuk e di se çfarë do të thotë më”.