Rrjetet sociale: Gjeneratat e reja, mes realitetit dhe dukjes
Vitet e fundit kemi parë një rritje eksponenciale të përdorimit të rrjeteve sociale nga brezat e rinj, aq sa rreth 80% e fëmijëve nën moshën 14 vjeç kanë një profil social.
Një nga më të njohurit është padyshim Instagrami, platforma e bazuar kryesisht në imazhe e cila si qëllim kryesor ka të ndajë fotografi magjepsëse të vetes dhe stilit të jetës. Profili personal nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrë e vërtetë dixhitale, një vitrinë në të cilën adoleshentët e rinj ekspozohen teksa presin të marrin miratimin e atyre që i ndjekin përmes një pëlqimi, komenti apo share.
Ne e dimë mirë sesi, veçanërisht gjatë adoleshencës, mendimi që kanë të tjerët për ne ndikon fuqishëm në vetëvlerësimin tonë, duke patur kështu impakt në idenë që ndërtojmë për veten dhe në mirëqenien tonë psikologjike në aspektet më të rëndësishme të jetës si shkolla, puna dhe marrëdhëniet.
Studimet e kryera për përdorimin e rrjeteve sociale nga gjeneratat e reja kanë treguar se si Instagrami mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si adoleshentët e shohin veten, perceptimin që kanë për trupin e tyre dhe se si ata kanë më shumë gjasa të jenë të pakënaqur me pamjen e tyre.
Sipas një sondazhi të Wall Street Journal, studime të gjera nga Facebook kanë zbuluar se Instagram ka një efekt të dëmshëm për miliona përdorues të rinj. Dokumentet tregojnë korrelacionin midis përdorimit të tij dhe rritjes së ankthit dhe depresionit veçanërisht tek vajzat, për shkak të konfrontimit të vazhdueshëm social të fokusuar tek trupi, i cili prodhon një efekt toksik në psikikën e vajzave të reja, duke rritur ndjenjën e pamjaftueshmërisë, rrezikun e çrregullimeve të të ngrënit dhe simptomave të depresionit.
Për më tepër, sondazhi tregon se në mesin e vajzave që kanë pasur mendime vetëvrasëse, 6% e amerikaneve dhe 13% e grave britanike ia kanë atribuar përgjegjësinë pjesërisht Instagramit, në të cilin ekspozohet vazhdimisht përmbajtja “perfekte”, e cila mund të ndikojë negativisht në emocionet anësore.
Megjithatë, ndërsa Facebook e di mirë se sa i dëmshëm mund të bëhet Instagrami për shëndetin mendor të vajzave adoleshente, shumë pak është bërë për të gjetur një zgjidhje për të. Në vend të kësaj, kompania e ka minimizuar publikisht këtë çështje, duke thënë se është e përkushtuar të kuptojë anët negative të vëmendjes së tepruar ndaj estetikës dhe pamjes.
Megjithatë, në praktikë, më shumë se 40% e përdoruesve nuk janë më shumë se 22 vjeç. Një gjë që, sipas Wall Street Journal, i sjell Instagramit rreth 100 miliardë dollarë fitime në vit. Me pak fjalë, një mekanizëm i dëmshëm konfrontimi, i cili megjithatë nuk është ndalur deri më tani.