“Rrjetet sociale kanë vrarë dashurinë e vërtetë” 55-vjeçarja ka një ankesë: Vetëm adoleshentët janë…

29 shtator 2023 | 12:49

Një nënë beqare ka treguar se nuk mund të gjejë dot dashurinë e jetës, pasi vetëm të rinjtë janë të interesuar për pamjen e saj.

55-vjeçarja nga Basingstoke, Fran Sawyer, shprehet se është e bukur dhe e zgjuar, por nuk ka shumë fat në dashuri.

Nëna e dy fëmijëve ka shtatë vite që është beqare dhe ajo duket se e di shumë mirë arsyen se pse ndodh një gjë e tillë.

“Mediat sociale dhe aplikacionet e takimeve janë fajtore për rënien e gjetjes së dashurisë së vërtetë në këtë kohë dhe epokë”, ka thënë 55-vjeçarja në një intervistë ekskluzive për “Daily Star”.

Fran ka shtuar se kur është regjistruar në aplikacionet e takimeve, ajo ka gjetur vetëm djem të moshave 18-21 vjeç, të cilët i kërkonin që të dilnin.

“Janë çmendur rrjetet sociale, kanë vrarë romancën e vërtetë. Të gjitha kërkesat që më vijnë janë nga të rinjtë. Kështu që mendova me vete, në rrjetet sociale ata nuk duan vërtetë të gjejnë dashurinë, ata thjesht po ‘reklamojnë’ mediat e tyre sociale në faqet e takimeve. Pra ku është dashuria e vërtetë? Ku është zhdukur romanca e vjetër? E ka vrarë pak. Është kaq joreale me shfaqjet televizive dhe mediat sociale”, ka shtuar ish-modelja e njohur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho është munduar të arsyetohet pasi Roma pësoi…