Rrjeti 4G u hap “derën” hakerave
Ekspertë të sigurisë kibernetike kanë lëshuar alarmin mbi mundësinë që rrjeti 4G të shfrytëzohet nga hakerat për të dëmtuar telefonat, por edhe më tepër.
Universiteti Purdue dhe Universiteti i Iowa-s kanë treguar se kanë gjetur disa pika të dobëta dhe të cenueshme në protokollin e përdorur nga 4GLTE, të cilat mund të shfrytëzohen nga hakerat, deri në kontrollin e plotë të pajisjes.
Kështu, mund të përgjojnë telefonatat, mesazhet e dërguara dhe të marra përmes të gjitha aplikacioneve, të dërgojnë thirrje emergjence të rreme, të çorientojnë lokalizuesin e deri tek fikja e telefonit.
Ekspertët e përfshirë në këtë analizë kanë deklaruar se kanë mundur që të hakojnë 8 nga 10 pajisje me teknologjinë 4G, por refuzojnë të japin më shumë detaje për rrugën e ndjekur, deri në momentin, që sipas tyre ky problem i këtij rrjeti të rregullohet.