
Rrjeti social ‘Snapchat’ sulmon Rihannën
18 mars 2018
| 12:22
Është rikthyer në vëmendje një nga sherret më të ashpra midis çifteve të famshme në vitin 2009.
Bëhet fjalë për divën e muzikës Rihanna dhe reperin Chris Brown, sherri midis të cilëve është bërë objekt i një reklame në rrjetin social ‘Snapchat’. Reklama e publikuar nga ky rrjet social, në të cilën shkruhej: ‘Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brownin?’, ka ngjallur debate të shumta.