Rrobat me gjak të Jusufit, ruhen në kullën e tij
Brenda këtyre Kullave ruhet një pasuri e madhe.
Dokumente, rroba e veprimtari të Jusuf dhe Bardhosh Gërvalles janë tashmë pjesë e Kullave të familjes Gërvalla në Dubovik të Deçanit.
Madje këtu është edhe kjo pallto që Jusufi e kishte të veshur në momentin kur ishte vrarë.
Ani pse kanë kaluar 37 vjet, njollat e gjakut e vrimat e plumbave ende janë në këtë pallto të Jusufit.
Përpos palltos janë edhe këto rroba tjera të gjakosura të tij që ruhen kullen e ndërtuar në 2012 nga Ministria e Kulturës.
Ndryshe prej të palltos së vëllait , ajo e Bardhoshit është aty por nuk ka njolla.
Familjarët e gjallë që jetojnë në këtë hapësirë kujtojnë se si ishin dy vëllezërit Gërvalla
Madje kujtojnë edhe historinë kur këta u vranë.
Në një rrëfim për “T7”, Xhevdeti tregon se kur u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, e pamja nuk ishte mbajtur, pasi u ishte ndaluar nga okupatori serb.
Ai tregon edhe për familjarët e djemve trima.
Djemtë e vajzat e tyre sot jetojnë jashtë Kosovës.