Rroga e çmendur që kërkon Haaland

22 tetor 2021 | 15:16

Erling Haland kërkohet nga klubet më të mira të kontinentit dhe norvegjezi është i gatshëm që të lëvizë, por vetëm nëse i plotësohet kërkesa që ka për rrogën.

Dhe klubi që do t’ia realizojë, do ta bëjë 21-vjeçarin një futbollist më të paguar se Cristiano Ronaldo.

Në verë hyn në fuqi klauzola e shitjes me vlerë 68 milionë paund dhe Borusia Dortmundi do ta ketë shumë të vështirë që ta mbajë sulmuesin.

Deri më tani lojtari 21-vjeçar ka shënuar 13 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa në total për verdhezinjtë ka realizuar 70 gola në 69 takime.

Mançester Siti është skuadra favorite për ta marrë Halandin, pasi dështoi që të firmoste me Herri Kejnin në verë.

Por të gatshme për të shpenzuar shifra të mëdha janë edhe Junajtid, Real Madridi dhe Barcelona si edhe Bajern Mynihu.

Sipas ESPN, Haland do të transferohet nëse ai paguhet 30 milionë paund në një vit. Lojtari do të marrë 500 mijë Paund në javë. Ylli portugez paguhet te “Djajtë e kuq” 480 mijë Paund në një javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori francez, Paul Pogba, ka thënë se është i lumtur…