Rrokulliset me traktor një 60 vjeçar, ndërron jetë rrugës për spital
18 maj 2018
| 23:34
Policia e Prizrenit, ka njoftuar se rreth orës 20:00 nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pranuar një informatë se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.
Siç thuhet në njoftim, viktima me iniciale R. K. 60 vjeçar, ka ndërruar jetë në rrugën për në urgjencë.
“Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, përfundon njoftimi.