Rrokulliset vetura me pesë persona brenda afër Sllatinës, raportohet edhe për pasoja fatale

29 gusht 2024 | 21:55

Sot rreth orës 18:56 në afërsi të Sllatinës në drejtimin Prishtinë-Pejë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona brenda.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku tha se përveç dëmeve të rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale nga ky aksident.

Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të. Zëdhënësi Hoxha tha se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.

“Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”, tha Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Rahovec, sot mbajti…