
Rrokulliset vetura në Komoran të Drenasit, përfundon në ara
10 tetor 2021
| 18:07
Katër aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Komoranit.
Një veturë shihet së është rrokullisur dhe ka dalë në ara.
Në vendin e ngjarjes kanë policia në rajonin e Drenasit dhe po merren me rastin.
Policia e Kosovës i ka konfirmuar për Reporteri.net aksidentet e ndodhura.
“Po kanë ndodhur disa aksidente në fshatin Komoran, por për momentin nuk kemi të dhëna tjera”, ka thënë Bajram Kransiqi zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporteri.net/
Si shkak i këtyre aksidenteve është krijuar edhe kolonë automjetesh.