Rron Broja bëhet ‘Intelektual’

03 gusht 2021 | 14:41

Rron Broja është prezantuar si lojtari me i ri i Dritës nga Gjilani. Broja rikthehet në futbollin e Kosovës pas një aventure të suksesshme në futbollin e Shqipërisë, derisa ai ka bërë karrierë edhe në Belgjikë dhe Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Rron Broja është INTELEKTUAL

Kemi kënaqësi që ti themi mirë se u riktheve në Superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.

Broja përveç Superliga e Kosovës, eksperiencë ka bërë edhe në Belgjikë, në Maqedoninë e Veriut dhe së fundmi në superioren e Shqipërisë!

Broja u prit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirëseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.

Rroni do të bartë fanellën me numrin 4 që është edhe numri i tij i preferuar!

Mirë se vjen RRON4️⃣??

FC DRITA⬜️?

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar procesin e deritashëm…