![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/xharra-800x450-1-750x450-1.jpg)
Rron Gjinovci tha Skenderbeu s’ka folur shqip, reagon Xharra: Njejte sikurse një serb midis Beogradit
01 mars 2021
| 22:06
Gazetarja Arbana Xharra, i ka reaguar analistit politik, Rron Gjinovci, i cili deklaroi se Skendërbeu përgjatë veprimtarisë së tij nuk kishte folur në gjuhën shqipe.
Xharra, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Gjinovci e ka bërë të barazvlefshëm figurën kombëtare shqiptare me një serb të Beogradit.
“Skenderbeu tha s’ka fole shqip. Dmth njejte sikurse nje serb n’midis Beogradit, propagandon Rron Gjinovci”, thuhet në postimin e saj.
Ndërkaq, Gjinovci në ‘Pressing’ në T7 pretendoi se Skendërbeu nuk e ka zotuar gjuhën shqipe, nën pretekstin se “është rritur në oborrin e Sulltanit”.