Rron Sylejmani, talent i rrallë i futbollit

20 dhjetor 2020 | 13:08

Talenti i futbollit Rron Sylejmani është nga Prishtina dhe rrjedh nga një familje me traditë sportive. Ai është 14 vjeç dhe luan për Kombëtaren e Kosovës për moshat U15 dhe “KF Rilindja”.

Rroni ka filluar të merret me futboll qysh në moshën gjashtëvjeçare në Shkollën e Futbollit të “KF Kosova” Prishtinë, ku ka vijuar ushtrimet dhe zhvillimin e tij gradual deri në moshën 12-vjeçare, kur edhe është bërë pjesë e Shkollës së Futbollit të “KF Rilindja” në të cilën edhe aktualisht luan, shkruan “Epoka e re”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai gjatë sezonit vjeshtor 2020 ka shënuar 17 gola për “KF Rilindja”, ndërsa për Kombëtaren e Kosovës U15 ka shënuar 4 gola.

Gjatë karrierës së tij, Rroni është shquar për gola të shumtë, duke kontribuar në fitore për ekipet e tij.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rroni Sylejmani karakterizohet për shpejtësi, disiplinë në lojë dhe përkushtim të pashoq për të arritur sukses.

Ai ka nuhatje të shkëlqyeshme për gol dhe para portës ka një instinkt të jashtëzakonshëm, gjë që e bën unik në stilin e tij prej sulmuesi të spikatur qendror.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sipas trajnerit Fatmir Zhdrella, Rroni është talent i rrallë i futbollit në Kosovë. Ai ka treguar edhe disa karakteristika të Rronit.

“Rroni është sulmues tipik qendror, e që të tillë në Kosovë ka shumë pak, ka shpejtësi dhe është person që punon shumë dhe di të jetë në momentin dhe kohën e duhur që ta bëj diferencën në lojë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rroni, përveç karakteristikës së shpejtësisë dhe konkretizimit të golave, veçohet edhe për shkëputje të hatashme, gjë që ka bërë të shënojë gola edhe me kokë”, është shprehur Zhdrella.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ambiciet e Rronit janë që një ditë të luajë me ngjyrat e Kombëtares së Kosovës dhe të jetë pjesë e ndonjë klubi të madh evropian. Idoli i Rronit është Edinson Cavani dhe klubi i tij i preferuar është Bajerni nga Munihu.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rroni vijon mësimet në klasën IX në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, është nxënës i shkëlqyeshëm dhe flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Carles Tusquets, i ka dalë…