![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/F729870C-B2B7-444A-A443-63DE3681CAFE.png)
Rrotullohet autobusi me udhëtarë në një fshat të Ferizajt
10 janar 2022
| 21:16
Një autobus me udhëtarë ka rrëshqitur nga rruga kryesore duke u rrotulluar anash rrugës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Cernill të Ferizajt.
Insajderi ka kontaktuar kompaninë e autobusit të cilët e kanë konfirmuar rastin.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka mbetur asnjë udhëtar i lënduar, thonë pronarët.
Nga kompania thonë se për shkak të rrugës së papastruar autobusi ka rrëshqitur anash dhe është rrotulluar.