Rrotullohet një veturë me targa të Gjermanisë në Prishtinë
28 dhjetor 2022
| 00:19
Në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku një veturë është rrotulluar.
Siç bëhet e ditur një veturë me targa të Gjermanisë ka pësuar një aksident. Në vendngjarje kanë arritur ekipet e ndihmës së parë dhe Policia e Kosovës.
Dyshohet se vozitësi nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, e cila ka qenë e lagur për shkak të rigave të shiut.