Rrudhani: Gjithçka ka shkuar sipas planit, presim tri pikë ndaj Lituanisë
10 tetor 2024
| 15:58
Pas stërvitjes që Kosova e mbajti të enjte, ka folur edhe futbollisti Donat Rrudhani, i cili konfirmoi se gjithçka ka shkuar mirë dhe se presin tri pikët e plota ndaj Lituanisë, raporton “Epoka e re”.
“Atmosfera është shumë e mirë gjithmonë kur vijmë te Kosova. Kemi stërvitur në mënyrë intensive këto ditë dhe kemi punuar shumë taktikisht dhe gjithçka ka shkuar sipas planit. Lituaninë e kemi analizuar këto tri ditët e fundit e dimë se çfarë kualiteti kanë, ia dimë edhe dobësitë. Besoj se do të marrim tri pikët”, ka thënë Rrudhani.