Rrudhani shpallet kampion në Zvicër
02 maj 2023
| 13:11
Reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani ka fituar trofeun e parë të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi skuadra e Young Boys u shpall kampion në Zvicër pas fitorës ndaj Luzernit 5-1.
Rrudhani që të martën ka mbushur 23 vjeç, këtë sezon për Young Boys luajti në 30 ndeshje në të gjitha garat, dhe ka arritur të shënoj dy gola e ka asistuar gjashtë herë. Mesfushori vitin e kaluar u transferua nga Aarau te 16 herë kampion i Zvicrës.