Rrufeja godet 17 mijë herë bregdetin shqiptar dhe atë malazez

08 qershor 2022 | 14:55

Shqipëria është përfshirë nga stuhi të fuqishme orët e fundit. Teksa një ditë më parë temperaturat e ajrit shkuan mbi 30 gradë celsius, sot moti ka sjellë një panoramë krejt tjetër.

Kryesisht moti i keq po godet zonën veriperëndimore të Shqipërisë, shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike.

Nga ky fenomen i fuqishëm që ka përfshirë atë zonë, po sjellë reshje rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të mëdha rrufesh. Është përllogaritur që deri më tani ka pasur 17 mijë shkarkesa elektrike.

Nga ky sistem që ka përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, në orët vijuese pritet të shtrihen edhe mbi Kosovë.

Kjo gjendje do të vazhdojë kohë pas kohe deri të premten për zonat bregdetare, përderisa në ato të ulëta dhe malore, reshjet do të mbesin prezent me karakter lokal, shkruan “abcnews.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fjalës së përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri…