Rrufeja godet avionin e klubit gjerman  

01 tetor 2019 | 13:07

Një moment tmerri është regjistruar ditën e diele, teksa klubi gjerman i Hertha Berlinit, ishte duke u kthyer në kryeqytet pas triumfit ndaj Kolnit në ndeshjen e Bundesligës gjermane.

Avioni i skuadrës bardheblu është goditur nga një rrufe dhe kjo ka tronditur jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Herthas.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz për “Bild” .

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Boca Juniors ka shprehur interesim për ish-sulmuesin e…