Rrufeja godet dy të rinj në Gjakovë, njëri ndërron jetë
07 korrik 2018
| 21:01
Rrufeja ka goditur sot dy të rinj në Nivokaz të Gjakovës, me ç’rast njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri ka shpëtuar.
Komantanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kris Gjokaj ka konfirmuar se rrufeja ka goditur dy të rinjtë përderisa ata ishin duke punuar.
“Rasti ka ndodhur në Nivokaz, rrufeja ka goditur dy të rinj gjatë punimeve. Ata janë dërguar në për trajtim mjekësor në Gjakovë, megjithatë njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj.
Mësohet se viktima është 23 vjeçari Shpëtim Kabashi nga fshati Xërxe i Rahovecit.