Rrufeja godet ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)
10 shtator 2018
| 20:51
Në Shën Petersburg të Rusisë gjatë vikendit të kaluar rrufeja ka goditur qiellgërvishtësin “Lahta”, që konsiderohet si ndërtesa më e lartë në Evropë.
Si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm, një video amatore shfaq momentin kur rrufeja godet kulmin e kësaj ndërtese.
Mediat ruse raportojnë se askush nuk është lënduar, kurse stuhia që ka prekur këtë zonë të Rusisë që nga java e kaluar po konsiderohet si më e forta e këtij viti.
Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe ka shkaktuar mijëra komente dhe shpërndarje.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=ymjCk777Sn0