Rrufeja plagos 18 persona në Çeki, mes tyre edhe fëmijë
03 qershor 2024
| 22:58
18 persona mbetën të plagosur në Republikën Çeke pasi një pemë nën të cilën ishin strehuar u godit nga rrufeja.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në parkun e kështjellës Liberec-Vratislavice, që ndodhet në rajonin verior të Liberec rreth 90 km në veri-lindje të kryeqytetit Pragë.
Zyrtarët nuk japin detaje për personat e plagosur, por media lokale raportojnë se mes tyre kishte dhe fëmijë të cilët u dërguan në spital.
Republika Çeke u godit nga shira të dendur dhe stuhi gjatë fundjavës dhe gjithashtu pati raportime për përmbytje në disa pjesë të vendit.