Rruga “Armend Daci” në kryeqytet mbyllet për qarkullim
24 nëntor 2019
| 13:28
Komuna e Prishtinës ka filluar realizimin e punimeve të parapara në kontratën “Rikonstruimi i rrugëve e parkingjeve në lagjen “Bregu i Diellit”.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në rrugën “Armend Daci” në lagjen “Bregu i Diellit, prej orës 06.00 të mëngjesit kanë filluar punimet.
“Rruga do të mbyllet për qarkullim deri në përfundimin e punimeve. Lusim banorët që t’i largojnë veturat nga hapësira e rrugës, në mënyrë që punimet të realizohen pa pengesë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/