Rruga Deçan – Plavë, Kadrijaj i reagon ministri Aliu: Kthjellu ministër, nuk mbulohet dielli me shosh
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili mbrëmë ka thënë se rruga Deçan- Plavë ka përfunduar.
Ajo ka thënë se ministri Aliu e ka thënë një të pavërtetë të madhe për këtë rrugë.
Kadrijaj ka shkruar në “Facebook” se edhe punimet që janë kryer në qeverinë Haradinaj janë duke u dëmtuar.
“Ministër Liburn, nuk me besohet që ti mendon se rruga Deçan- Plavës është përfunduar. A ke qenë ndonjëherë në atë vend, ministër, lëre që nuk është përfunduar rruga, por edhe ato punime që janë kryer në qeverinë Haradinaj sot janë duke u dëmtuar dhe kthyer në pikën zero, e kjo do të thotë kosto shtesë për buxhetin e që kap shifra milionëshe. Kthjellu ministër se nuk mbulohet dielli me shosh”, ka shkruar Kadrijaj.