Rruga drejt Pallatit të Drejtësisë bllokohet për një muaj
12 shtator 2022
| 08:30
Rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.
Këto punime janë paraparë të fillojnë sot dhe do të zgjasin një muaj.
“Si rezultat i punimeve në kuadër të Komunës së Prishtinës, segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga data 12.09.2022 deri me datë 12.10.2022” ka njoftuar Gjykata e Apelit.
Në të njëjtën kohë u është bërë thirrje stafit të Pallatit të Drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të punimeve.