Rruga e Arbrit drejt përfundimit, hapet edhe tuneli i 7-të

03 maj 2023 | 23:59

Këtë të mërkurë të 3 majit është hapur tuneli i 7 rrugës së Arbrit.

Lajmi është bërë me dije nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fjalën e saj Balluku shtoi se hapja e këtij tuneli e ka shkurtuar në 1 orë e 20 minuta distancën nga Dibra në Tiranë.

“Rruga e Arbrit vazhdon të mbetet në fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është një nga projektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

Ka qenë një projekt kompleks, me gjeologji komplekse, të cilat kanë kërkuar fokusin e gjithë grupeve inxhinierike e nga ana tjetër edhe supervizimin tim personal”.

Më hapjen e Tunelit sot do të evitohet Qafa e Buallit.

E pyetur se kur do përfundojë Rruga e Arbrit, ministrja tha se me hapjen e tunelit të 7, projekti quhet pothuajse i përfunduar, pasi ende nuk është hapur tuneli i Murrizit.

Sipas saj, në këtë tunel pritet të hapen edhe 300 metra, të cilat mund të marrin edhe disa muaj.

“Rruga e Arbrit me këtë pjesë, si projekt quhet pothuajse i përfunduar. Mbeten edhe 300 m në tunelin e Murrizit. Është një gjeologji problematike, e cila nuk është shfaqur gjatë studimit, në vitin 2017-2018.

Sot kompania punon pa marrë shtesë fondesh për të mbyllur projektin dhe Rruga e Arbrit kushton aq sa është firmosur kontrata në fillim. Punimet mund të zgjasin në këtë pjesë të tunelit edhe për disa muaj”, deklaroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci tha se edhe sot Kosova…