Rruga e Kombit bëhet me pagesë, ja sa do të paguani për çdo automjet
Nga sot, nisin pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit. Më poshtë, janë tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, për kalimin në këtë aks.
Për qytetarët e Kukësit, është caktuar një tarifë e reduktuar.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.
Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.
Automjetet komercilale me dy akse dhe 6 rrota do të paguajnë 1490 lekë. Kamionë të mesëm dhe autobus të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 2140 lekë. Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.
Përdoruesist e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit:
Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje.
Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje.
Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.
https://youtu.be/ADy7rEt9MKg