Rruga e Kosovës drejt NATO-s do të jetë e sigurt
Koordinatori Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, Burim Ramadani, ka bërë me dije se, pavarësisht kohës që merr, rruga e Kosovës drejt NATO-s është e sigurt.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qysh tani Kosova është e gatshme të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale.
Sipas Ramadanit, me funksionalizimin e Komitetit Ndërministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO, Kosova ka institucionalizuar aspiratat e popullit dhe institucioneve të saj për anëtarësim në NATO.
Ai ka theksuar se në aspektin politik dhe diplomatik, Komiteti Ndërministror synon të analizojë dhe rekomandojë për qeverinë rrugëzgjidhjet më të përshtatshme për avancimin e pozitës së Kosovës në raportet me NATO-n.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)