Rruga e re turistike Shëngjin – Velipojë, Rama: Një tjetër aks panoramik mbresëlënës

21 korrik 2024 | 09:41

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.

Një ndër to është edhe rruga e re turistike Shëngjin-Velipojë.

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar fotografi nga punimet që po kryhen për ndërtimin e kësaj rruge të re turistike, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut.

Strategjia e Turizmit 2030 e qeverisë shqiptare ka ndër të tjera në fokus ndërlidhjen më të shpejtë të qyteteve me zonat turistike nga veri në jug.

Ura e re mbi lumin Buna, autostrada Thumanë-Kashar pjesë e Korridorit Blu, Ura e madhe e Kukësit, tuneli i LLogorasë, rruga Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit 8, Rruga e Arbrit, janë disa nga veprat e mëdha infrastrukturore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoferët në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të mos jenë…