
Rruga më e rrezikshme në botë pritet të bëhet atraksion turistik
01 korrik 2018
| 13:49
Një rrugë malore mes provincave Trabzon dhe Bayburt në verilindje të Turqisë, e cila është cilësuar si “rruga më e rrezikshme në botë”, do të jetë atraksion turistik për të apasionuarit pas natyrës.
Kjo rrugë ka 13 kthesa të mprehta dhe thuhet të jetë më e rrezikshme se e ashtuquajtura “rruga e vdekjes” në Bolivi. Rruga në fjalë është ndërtuar gjatë pushtimit rus në vitin 1914.