
Rruga e vetme e fitimit të luftës me Covidin, vaksinimi periodik
Pulmologu Besim Morina e ka bërë me dije se vaksinimi është mënyra më e lehtë dhe më e sigurt e parandalimit të sëmundjes, hospitalizimit dhe vdekjes nga Covid-i.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se mënyra e vetme e fitimit të luftës ndaj koronavirusit është vaksinimi periodik me doza të tjera përforcuese të imunitetit kundër Covid-19.
Sipas tij, në periudha disamujore do të duhet të përforcohet me vaksina mbrojtja kundër virusit.
“E vetmja mënyrë e fitimit të luftës ndaj këtij virusi është vaksinimi i të gjithë njerëzve jo vetëm me këto dy doza, por vaksinimi periodik edhe me doza të tjera përforcuese të imunitetit kundër Covidit. Kështu çdo vit apo periudhë disamujore ne do ta përforconim mbrojtjen kundër virusit”, ka thënë Morina.
Punëtorët shëndetësorë, të arsimit dhe të administratës është dashur të kushtëzohen me vaksinim