Rruga Gjakovë-Tropojë merr emrin e kongresistit Eliot Engel
Rruga nacionale Gjakovë-Tropojë ka marrë emrin e kongresistit amerikan dhe mikut të shqiptarëve, Eliot Engel.
Në Qafë Morinë, kufirin në mes të Gjakovës e Tropojës, ku ishte i pranishëm Eliot Engeli, presidenti Ilir Meta, përfaqësues të familjes Jashari, Rifat Jashari, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe ai Tropojës, Besnik Dushaj, është mbajtur ceremonia me rastin e emërtimit të kësaj rruge.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se emri i Eliot Engelit është i gdhendur në zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Ndërsa kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se për të është kënaqësi të shoh kur emërohet diçka me emrin e tij.
Ai ka theksuar se miqësia në mes të popullit amerikan dhe shqiptarëve do të jetë e përjetshme.
Kongresisti Engel ka thënë se ShBA-ja, Shqipëria e Kosova si aleatë qëndrojnë përkrahë lirisë e demokracisë.